Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se pasi të arrihen marrëveshjet ekonomike në Shtëpinë e Bardhë të Washingtonit, pjesa tjetër e dialogut do të vazhdojë në Bruksel.
“Ka një koordinim në mes të Evropës dhe Amerikës. Pra një pjesë e dialogut për marrëveshje ekonomike përfundon në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa pjesa tjetër vazhdon në Evropë me mbështjetjen e Francës dhe Gjermanisë”, është shprehur Hoti.
Tutje, Hoti tregoi se për cilat tema do të diskutohen në Shtëpinë e Bardhë.
“Ne shkojmë për të diskutuar për tema të rëndësishme si cështja e të pagjeturve, borxhet financiare, dëmet e luftës etj”, ka thënë Hoti.
“Është interes shtetëror që të hapen të gjitha temat dhe ne ta përmbyllim kapitullin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Unë po akuzohem se nuk po them asgjë të re. Por që tre muaj them një gjë. Duhet që të ruhen partneritet ndërkombëtare me platforma të shëndosha. Kemi krijuar platformën tonë dhe e kemi prezantuar atë para të gjithëve. Ajo nënkupton njohjen reciproke mes dy vendeve dhe pastaj normalizimin e marrëdhënieve. Po insistojnë që unë të jem kreativ. Nuk ka kreativitet këtu. Vetëm njohja reciproke i normalizon komplet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë“, shtoi Hoti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.