×
  • Sport
  • Sport

    Vedat Muriqi e lë lëndimin prapa dhe rikthehet në stërvitje me Fenerbahcen

    Reporteri
    02 Shtator 2020 | 23:19

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është rikthyer në stërvitje me klubin e Fenerbahces


    Vedat Muriqi kishte pësuar një lëndim kohë më parë dhe kjo ia pamundësoi atij që të grumbullohej me Kosovën për ndeshjet e shtatorit, shkruan Reporteri.net

    Prizrenasi tani është rikthyer nga lëndimi, derisa sot është parë duke stërvitur me Fenerbahcen, por ndaras nga ekipi.

    Një video që është publikuar nga mediat turke mund të shihet Vedati duke kryer vrapime të lehta i vetëm dhe i ndarë nga pjesa e ekipit.

    Ndryshe, Muriqi pritet të largohet nga Feneri gjatë këtij muaji për t’u transferuar në Itali te Lazio. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!