×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Nuk priten befasi nga takimi në Washington, nuk ka agjendë të fshehur

    Reporteri
    02 Shtator 2020 | 23:39

    Nënkryetari i LDK dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se nuk priten befasi nga takimi në Washington, shkruan Reporteri.net.


    Haziri ka thënë se karakteri i takimit është ekonomik dhe është një mundësi që të lehtësohet dialogu politik.

    “Nuk besoj që do të ketë cështje më shumë kësaj here, edhe nëse bisedohet për parimet e bisedimeve politike. Po punohet edhe më tutje end enuk janë zbardhur kriteret, parimet. Kuvendi duhet të ketë rol kryesor në ratifikim kështu që duhet të punohet me të gjitha palët”, tha ai në DPT të Fidani.

    Ai po ashtu tha që është koha e mirë për një marrëveshje me Serbinë. Ai po ashtu ka thënë se është në të mirë të shqiptarëve që administrata amerikane po udhëhiqet nga republikanët.

    “Cilado parti që ka udhëheq në SHBA ka pasur agjendë të qartë për Kosovën. Por republikanët e kanë pre gjithmonë konopin. Cllinton me sulmin e tij mbi Serbinë. Bush me vizitën e tij në Tiranë ku e konfirmoi pavarësinë e Kosovës. Kishim një momentum të mirë, që u ndërpre nga Gjykata Speciale. Por tani kemi një mundësi tjetër”, ka thënë ai.

    Tutje ai ka folur për projektet ekonomike që pritet të fillojnë me arritjen e një marrëveshje.

    “Janë projekte të shtrenjta. Paramendoni çmimin e një hekurudhë ndërshtetërore. Janë projekte kapitale që vetëm partnerët ndërkombëtarë mund të na ndihmojnë”, tha ai.

    Takimi i 4 shtatorit, është takimi i dytë i thirrur nga Washingtoni. Një takim i planifikuar më 27 qershor, ishte anuluar pak ditë para mbajtjes, meqë Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë kishte deklaruar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte i ftuar në takimin e Washingtonit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!