Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një intervistë , ka treguar për temat që do të fliten në takimin e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Hoti tha se do të diskutohet për projekte të mëdha infrastrukturore, megjithatë la mundësinë hapur të diskutohet edhe për diskutimin e temave tjera.
“Dakordimi i jonë për këtë takim ka qenë që të diskutojmë për projekte të mëdha infrastrukturore që integrojnë ekonomitë e dy vendeve”, është shprehur Hoti.
E lidhur me këto projekte, Hoti ka thënë se ka përgatitur një listë me të cilën do të futet në dialog.
“Ne e kemi përgatitur një listë të këtyre projekteve. Për neve është në interes të imponohen të gjitha temat gjatë dialogut”, ka deklaruar Hoti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.