×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përleshje me armë në Rrogozhinë, plagoset rëndë një person

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 8:15

    Pas një konflikti mes dy të rinjve në Rrogozhinë të Shqipërisë, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë.


    Ngjarja është regjistruar në orët e mbrëmjes në qendër të qytetit dhe sipas burimeve nga policia, i plagosur është 25-vjeçari, Keli Koçi.

    Policia ka identifikuar Ervis Dedejn si autor të dyshuar të ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të tij.

    Mësohet se të rinjtë kanë pasur një konflikt verbal dhe më pas Dedej ka qëlluar drejt 25-vjeçarit.

    I plagosuri Koçi ka marrë plagë të rënda dhe për këtë arsye është dërguar për trajtim në Spitalin e Durrësit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!