Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm (3 shtator), në shtator, në autostradën Tiranë-Durrës.
Dy automjete janë përplasur, dhe për pasojë ka ndërruar jetë njëri prej drejtuesve.
‘’Më datë 03.09.2020, rreth orës 06:05, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues Xh.S, ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë’’, informon policia.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.