×
  • Lajme
  • Lajme

    15 pacientë me coronavirus në gjendje të rëndë në spitalin e Pejës

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 9:21

    Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 53 pacientë me COVID-19.


    15 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 38 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 3 të tjerë janë në respiratorë, njofton ky spital.

    Nga personeli i spitalit aktualisht janë të infektuar 2 mjekë, 4 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimeve teknike.

    Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, 11 prej tyre janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

    5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

    195 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2 mijë e 689 analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 115 shërbime radiologjike dhe prej tyre 92 rëntgena, 15 EHO dhe 8 CT-ja. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!