×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti amerikan çuditet me Hotin që mori 8 zyrtarë me vete në Uashington

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 10:00

    Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, njëherit profesori Alon Ben Meir, ka shkruar për takimin që pritet të mbahet sot dhe nesër në Shtëpinë e Bardhë mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë.


    Ben Meir është shprehur i çuditur me faktin se si kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka udhëtuar vet i 8-ti në Uashington.

    Ai ka thënë se Hoti duhet ta ketë një arsye të mirë se pse ka marrë një delegacion kaq të gjerë me vete në kryeqendrën amerikane.

    Postimi i plotë:

    Delegacioni i Kosovës në Shtëpinë e Bardhë tashmë ka arritur në SHBA. Delegacioni përbëhet nga tetë persona: Kryeministri, shefja e kabinetit, dy zv/kryeministra, ministrja e jashtme, ministri i Drejtësisë dhe ai i Infrastrukturës, si dhe koordinatori shtetëror për dialogun.

    Kjo mund të jetë një mbingarkesë. Shpresoj që kryeministri Hoti të ketë një arsye të mirë që ta sjellë një delegacion kaq të gjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!