×
  • Lajme
  • Lajme

    Burri nga Gjilani raporton në polici se i ka humbur gruaja

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 11:12

    Një burrë në Gjilan ka raportuar se nga data 1 gusht bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.


    Kështu ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

    “Gjilan 01.09.2020 – 21:10. Me 02.09.2020 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer”, thuhet në raport.

    Sipas Policisë së Kosovës rasti është duke u hetuar.

    Kujtojmë se ditë më parë një fëmijë humbi në fshatin Terpezë të Malishevës, por fatmirësisht u gjet shëndosh e mirë në një mal jo larg shtëpisë së tij. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!