×
  • Lajme
  • Botë

    Gjukanoviq me një plan për formimin e Qeverisë së re, thërret Abazoviqin

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 12:28

    Presidenti malazez Millo Gjukanoviq raportohet se ka thirrur në takim Dritan Abazoviqin për të diskutuar për formimin e Qeverisë së re.


    Gazeta malazeze Vijesti shkruan se krerët e partive të koalicionit qeverisës po formojnë, siç besojnë, një aleancë shtetndërtuese, në të cilën Partia Social Demokratike dhe Lëvizja Qytetare URA do të ftohen të bëhen pjesë e saj, transmeton Reporteri.

    Qëllimi i asaj aleance, siç shkruan Vijesti, është krijimi i një qeverie të re në të cilën nuk do të ketë vend për palët që ata pretendojnë të mohojnë pavarësinë e shtetit të Malit të Zi.

    Nga ana tjetër, Dritan Abazoviq ditë më parë deklaroi në një intervistë për Deutsche Welle, se partia e tij nuk do të të jetë as në krah të “Gjukanoviqit dhe as opsionit pro-serb”.

    DPS njoftoi mbrëmë se me një iniciativë të tyre në Podgoricë u mbajt një takim me partnerët e koalicionit në Parlament. Përveç udhëheqësve të DPS, në të morën pjesë krerët e Social Demokratëve, Partisë Boshnjake, Alternativës Shqiptare, Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve, Partisë Demokratike, Partisë Liberale dhe HGI. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!