×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Zemaj thotë se nuk lejojë që asnjë mjek Kosovë të mbetet i papunë

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 12:51

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka takuar sot drejtorët e klinikave të QKUK-së, me të cilët ka folur për menaxhimin e pandemisë dhe rikthimin e shërbimeve të mjekimit të pacientëve jo-Covid.


    Zemaj, tha se se në mandatin e tij nuk do të mbes asnjë mjek i papunë.

    “Numri i vdekjeve është i madh dhe duhet t’i qasemi me profesionalizëm dhe do ta shohim sesi do t’ia bëjmë. Si ministër kemi filluar dhënien e specializimeve dhe besoj se do të vjen një kontingjent i mjaftueshëm. Në mandatin tim qeverisës nuk do të lejojë të mbes papunë askush”, tha Zemaj.

    Kurse U.D i drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se do të rikthehen shërbimet për pacientët që nuk janë të prekur me COVID-19.

    Ai ka falënderuar të gjithë mjekët e drejtorët e klinikave të QKUK-së për punën dhe menaxhimin e pandemisë gjatë këtyre muajve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!