×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarje e rëndë: Bageri zë përmbys një punëtor në Pejë, vdes në vend

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 13:52

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Bogë të Pejës, ku një punëtor ka mbetur i vdekur derisa ishte duke punuar me një mjet të rëndë.


    Reporteri.net mëson se viktima derisa ishte duke punuar me mjetin e rëndë, bager i njëjti është rrokullisur duke e zënë përmbys dhe duke e lënë të vdekur në vend.

    Dëshmitarët e ngjarjes ishin përpjekur për ta shpëtuar duke e nxjerrë po ashtu me një mjet tjetër të rëndë.

    Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë arritur policia dhe ekipet e shpëtimit, ku edhe kishin konstatuar vdekjen e viktimës.

    Viktima është dërguar për obduksion në Prishtinë dhe rasti është nën hetim. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!