I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka theksuar se do të angazhohet për të rinjtë të cilët kërkojnë karrierë dhe lidhje me Perëndimin.
Grenell ka publikuar një mesazh në prag të takimit mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington më 4 shtator.
Ai ka thënë se është i fokusuar t’u ndihmojë të rinjve të cilët kërkojnë karrierë dhe lidhje me Perëndimin.
“Populli i Kosovës dhe i Serbisë meriton normalizimin ekonomik dhe shansin për të krijuar një ekonomi gjallëruese. Sot jam përqendruar te të rinjtë që duan një karrierë, një punë të mirë dhe një lidhje me Perëndimin. Ju kam dëgjuar. Dhe unë do të shtyj fort për ju. Le ta lëmë mënjanë politikën!”, shkroi Grenell.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1301485478303141888?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1301485478303141888%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button
Kujtojmë se, ky është takimi i dytë i thirrur nga Uashingtoni. Një takim i planifikuar më 27 qershor, ishte anuluar pak ditë para mbajtjes, meqë Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë kishte deklaruar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte i ftuar në takimin e Uashingtonit.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rinisi në Bruksel më 16 korrik, 20 muaj pasi ishte ndërprerë. /Reporteri.net