×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon intervistimi dy ditor i Ali Ahmetit nga Prokurorët e Speciales

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 15:56

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përfunduar intervistimin nga Prokurorët e Speciales në Prishtinë.


    Intervistimi i Ahmetit sikurse gjatë së mërkurës, edhe gjatë së enjtes ka zgjatur me orë të tëra.

    Gjatë ditës së djeshme ai është marrë në pyetje për 8 orë.

    Kreu i BDI-së është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

    Ahmeti është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.

    Ndaj tij nuk ka pasur akuza konkrete, ndërsa më herët pati deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë për luftën e pastër të UÇK-së. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!