×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa flet për gjendjen politike dhe pandeminë me ambasadorin italian

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 16:20

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando. Në takim është folur për gjendjen politike në vend si dhe për pandeminë COVID-19


    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra për informim e LDK-së.

    “Gjatë këtij takimi, kryetari Mustafa e njoftoi ambasadorin Orlando për qëndrimet e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike, në veçanti për luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu, është bërë e ditur se ambasadori italian ka premtuar që shteti i tij do ta mbështesë Kosovën në luftimin e pandemisë.

    “Ambasadori Orlando, siguroi se Italia do të punojë ngushtë me Kosovën dhe do ta mbështesë vendin për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, njofton LDK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!