Katër persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të lënduar kur një vinç i madh u shemb mbi kampusin e ri të Google në Siatëll, duke u shembur mbi makina.
Viktimat janë një grua dhe tre burra; bëhet fjalë për dy punëtorë të kompanisë së ndërtimit dhe dy persona që ndodheshin në makinën e tyre, në momentin e rrëzimit të vinçit. Shkaqet e incidentit nuk janë ende të qarta.
Një nënë 25-vjeçare dhe vajza e saj 4-muajshe ishin në makinën e tyre të shkatërruar nga vinçi, por të dyja kanë mundur të shpëtojnë vetëm me lëndime të lehta. Ato dhe një 28-vjeçar u dërguan në spital, ndërsa një person i katërt i lënduar është mjekuar në vendngjarje.
Me Amazon dhe shoqëritë e tjera teknologjike që kanë shtuar investimet dhe ndërtimet në Siatëll, qyteti në këto muaj është kthyer në një kantier të madh ndërtimi të pallateve të larta për zyra dhe banesa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.