×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj reagon pasi Agim Çeku u ftua në Hagë

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 18:04

    Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas ftesës nga Gjykata Speciale për Agim Çekun.


    Haradinaj në Facebook ka thënë se Ceku është një nga kontribuuesit e mëdhenj të luftës dhe ndërtimit të paqes.

    Ish-kryeministri tha se ai do të kalojë edhe këtë sfidë dhe do të dalë faqebardhë.

    https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2047406198717117

    Ndryshe, më 28 shtator udhëton për në Hagë ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku.

    Çeku ka bërë të ditur se ka marrë ftesën dje, dhe është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

    “Ftesën e kam marrë dje si i dyshuar. Udhëtoj më 28 shtator”, tha Çeku, për Kohën.

    Kujtojmë se dje por dhe sot po merret në pyetje nga Specialja në Prishtinë, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

    Kurse më 24 gusht Specialja e ftoi edhe deputetin e AAK-së, Haxhi Shala, i cili do të udhëtojë për në Hagë me 8 shtator.

    Kurse ditë më parë ftoi edhe ish-ushtarët e UÇK-së, Ramiz Kukaj dhe Skender Zhitia. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!