×
  • Lajme
  • Lajme

    Delegacioni kosovar dhe ai serb shkojnë në pauzë, O’Brien: Ka progres, vazhdojmë pasdite

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 18:49

    Ka përfunduar takimi midis Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Delegacioni kosovar dhe ai serb kanë shkuar në pauzë për t’u kthyer sërish në tavolinën e bisedimeve.


    Këshilltari për Siguri Shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Robert O’Brien, i cili ka publikuar fotografi nga takimi ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë bërë progres në dialogun mes dy vendeve, shkruan Reporteri.

    “Liderët e Serbisë dhe Kosovës janë duke bërë progres aktualisht. Bisedimet tona këtë mëngjes të fokusuara në mbështetjen e lidhjeve ekonomike dhe normalizimin ekonomik. Po shikojmë përpara për bisedimet e reja këtë pasdite”, tha Robert O’Brien.

    Kujtojmë se pas nisjes së takimit në mediat serbe kishte raportime se Serbisë i është kërkuar njohja e Kosovës, çka u demantua nga emisari Richar Grenell.

    Grenell reagoi përmes një postimi në Twitter duke thënë se kjo nuk është e vërtetë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!