×
  • Lajme
  • Lajme

    Çfarë kërkoi Ivanka Trump, vajza e presidentit Trumpit, në takimin Hoti-Vuçiq?

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 22:49

    Në raundin e dytë të bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë ishte e pranishme edhe vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump.


    Pjesëmarrja e saj këtu shihet si zhvillim i veçantë, pasi ajo besohet se u bashkohet vetëm takimeve të rëndësishme diplomatike për të cilat ka interes të theksuar babai i saj, Donald Trump.

    Praninë e saj në këtë takim e vlerësoi edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, transmeton Klan Kosova.

    “Ivanka është e rëndësishme. Ajo foli për tema të rëndësishme, për zhvillimin e ndërmarrësisë në Ballkan e posaçërisht për mbështetjen e grave në Beograd e Prishtinë”, tha ai.

    Vuçiq deklaroi se në këtë takim ku ishte Ivanka Trump u fol shumë për Lindjen e afërt dhe se amerikanët shpenzuan shumë kohë duke folur për këtë rajon dhe posaçërisht për marrëveshjen që arritën Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

    “Ata deshën të na përfshijnë edhe neve në këtë temë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!