Kosova sot zhgënjeu duke barazuar 1-1 me Moldavinë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve për këtë edicion
Bernard Challandes nuk ishte i kënaqur me rezultatin, derisa në konferencë për shtyp pas ndeshjes pranoi një pyetje nga gazetarët rreth dorëheqjes së mundshme të tij, nëse ai nuk do të mund ta mposhtë Maqedoninë muajin tjetër, shkruan Reporteri.net
Tekniku zviceran ka thënë se nuk mendon për dorëhqeje edhe në rast se nuk do të arrijë që ta kualifikojë Kosovën në Kampionat Evropian.
“Absolutisht jo, ne jemi Kosova dhe ne nuk flasim vetëm për kualifikimin në Evropian, por për progresin. Kam besim në këtë skuadër. Nuk është problemi tek kontrata. Nuk ishte ndeshje e dobët, por rezultat i keq,” ka thënë Challandes.
“Nuk është surprizë e madhe për mua. Ju nuk ishit në konferencë, thash pikërisht atë që ndodhi sonte. Do të qëndroj i qetë me skuadrën, do të punojmë dhe do të bëjmë më të mirën për ndeshjet e ardhshme,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.