Policia e Kosovës për nder të 21-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, duke iu përshtatur edhe rrethanave aktuale, organizon ceremoninë zyrtare ku pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i PK-së dhe të ftuar të tjerë.
Ngjarja nis në ora 10:00 në drejtorin e përgjithshme. Ndërsa, organizata joqeveritare “CULTURAT”, në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në orën 12:00, në Hollin e ekspozitave të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në përputhje me masat e luftës kundër pandemisë COVID-19, që janë marrë nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, bëjnë prezantimin e monografisë “YJE MBI DAFINA”, libër ky që u kushtohet 21 zyrtarëve policorë të rënë në uniformën e policisë së Kosovës, që nga çlirimi i Kosovës e deri më tash.
Po ashtu, në hollin e kësaj biblioteke, do të hapet edhe ekspozita me portrete të policëve, fotografi familjare dhe institucionale të tyre, si dhe fotografi të zisë e të përkujtimit, pas rënies së tyre në uniformën e policisë së Kosovës.
Ky promovim mbahet në kuadër të shënimit të 21-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.