Kryeministri Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në takimin e së premtes në presidencë, për të nisur diskutimet mbi përcaktimin e datës së zgjedhjeve.
Rama i është përgjigjur kështu pozitivisht ftesës së Presidentit Meta, ndërsa mësohet se ai do të jetë në takim në orën 11:00, shoqëruar nga kryetari i grupit socialist Taulant Balla.
Ndërkohë në orën 12:00 për të njëjtën çështje në Presidencë do të jetë kreu i PD Basha, i cili kishte konfirmuar më herët pjesëmarrjen në këtë takim. Në 12:30 Presidenti pret në takim edhe përfaqësuesit e LSI dhe pikërisht Zv.kryetarin Luan Rama.
Presidenti Meta më herët ka deklaruar se ai do të dekretojë si datë zgjedhjesh datën më të parë të mundshme që do t’i lejojë kushtetuta. Në këtë rast kushtetuta lejon një datë zgjedhjesh mes datës 18 prill dhe 15 majit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.