×
  • Lajme
  • Lajme

    Progres drejt marrëveshjes Kosovë-Serbi, bisedimet vazhdojnë edhe sot

    Reporteri
    04 Shtator 2020 | 8:26

    Delegacioni i Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë sot takimin në Uashington, ku pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja për bashkëpunim ekonomik.


    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit, ka deklaruar se kanë bërë një hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale.

    Përfaqësues të mediave shqiptare që janë në Uashington, thonë se dy delegacioneve iu është ofruar një draft i marrëveshjes përfundimtare dhe pastaj janë tërhequr nga ndërmjetësit në mënyrë që mos të dal në media.

    Kurse, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në atë draft marrëveshje nuk kishte asgjë të re, duke shtuar si kërkohej njohja e shtetit të Kosovës.

    Përndryshe, përveç vazhdimit të takimit, nesër në SHBA janë paraparë edhe dy takime tjera.

    Ai në Shtëpinë e Badhë dhe me sekretarin Pompeu, ku edhe do të ketë konferencë për media

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!