Lionel Messi do të vazhdojë ta veshë fanellën e Barcelonës.
Kështu raporton e përditshmja katalunase ‘SPORT’, sipas të cilës, Leo do të qëndrojë në Barcelonë deri në fundin e kontratës, në vitin 2021 dhe më pas do të largohet si lojtar i lirë.
“Insistimi i Bartomeus ka ndryshuar gjithçka. Messi po mendon të qëndrojë deri më 30 qershor dhe më pas të negociojë me një tjetër klub. Në orët e ardhshme ai do të konfirmojë vendimin e tij”, shkruan SPORT.
Pas takimit të parë me Bartomeun, babait i lojtarit, Jorge Messi, tha se “është e vështirë” që Messi të qëndrojë në Barcelonë.
Por, takimi i dytë, që ndodhi të enjten në mëngjes, duket se ndryshoi gjithçka dhe Leo, që ishte me një këmbë jashtë Barçës, tani është vetëm një hap larg qëndrimit edhe për një sezon në ‘Camp Nou’.
Ai dëshironte të largohej i lirë, derisa Barcelona insistonte se vetëm duke u paguar klauzola 700 milionë euro, mund t’i thotë lamtumirë klubit dhe natyrisht – këtë s’mund ta paguajë as Manchester City as PSG, kështu që opsioni më i mirë është qëndrimi edhe për një sezon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.