×
  • Lajme
  • Botë

    Përkeqësohet gjendja e Berlusconit pas infektimit me Covid-19, shtrohet në spital

    Reporteri
    04 Shtator 2020 | 9:15

    Pas infektimit me koronavirus, shëndeti i ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, është përkeqësuar.


    “Corriere Della Sera” ka konfirmuar se ai është shtruar në spitalin San Raffaele në Milano. Po ashtu bëhet me dije se Berlusconi nuk është në kujdes intensiv, por ka pasur vështirësi në frymëmarrje.

    “Berlusconi kaloi natën në spital, ai u shtrua në spital natën e kaluar. Mëngjesi filloi pak keq. Berlusconi është mirë, ai e kaloi natën mirë. Një vizitë në spital ​​ishte e nevojshme për të monitoruar progresin e Covid-19”, deklaroi senatori i Forza Italia, Licia Ronzulli.

    Lajmi për infektimin e Berlusconit, u dha më dy Shtator nga Forza Italia, e cila bëri me dije se pas një kontrolli mjekësor rutinë, ish-kryeministri italian, rezultoi i prekur me koronavirus.

    Berlusconi ishte karantinuar në rezidencën e tij në Arcore ku parashikonte të kalonte, 14 ditë në izolim.

    Forca politike që ai përfaqëson deklaroi më hëret se Silvio do të punojë nga shtëpia dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të kandidatëve të qendrës së djathtë në zgjedhjet rajonale dhe administrative./Opinion.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!