×
  • Lajme
  • Lajme

    60 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 16 prej tyre në gjendje më të rënduar

    Reporteri
    04 Shtator 2020 | 9:51

    60 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Pejës.


    Dy nga këta pacientë, siç është bërë e ditur në një njoftim, janë në gjendje të rëndë dhe me respirator.

    Ndërkaq, 15 pacientë prej 41 që po trajtohen me oksigjenoterapi janë në gjendje më të rënduar.

    Njoftimi i plotë:

    2 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 60 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 janë në Respirator, 41 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

    Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 2 Mjek, 4 Infermierë dhe 3 punëtor Shërbimeve Teknike.
    Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 190 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
    20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

    3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje të trija të gjinisë femërore.

    207 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,277 analiza, ndërsa janë kryer 4 Operacione.
    Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 114 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 79 Rëntgena, 23 EHO dhe 11 CT-ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!