×
  • Lajme
  • Botë

    Ngjarja që tronditi Gjermaninë: Nëna mbyti 5 fëmijët, pastaj u hodh përpara trenit

    Reporteri
    04 Shtator 2020 | 14:12

    Pasi dje policia gjermane gjeti trupat e pajetë të pesë fëmijëve në një ndërtesë private në Solingen për vrasjen e së cilës dyshohet nëna 27-vjeçare, tashmë janë zbardhur disa prej detajeve të krimit të tmerrshëm që tronditi Gjermaninë.


    RTL-i njofton se policia deklaroi në raport se nëna e Christiane K. helmoi fëmijët me pilula para se ajo të përpiqej të merrte jetën e saj duke u hedhur para trenit.

    Ajo u hodh në binarët në Dyseldorf, pak më shumë se 30 kilometra nga banesa ku helmoi fëmijët e saj dhe aktualisht është në gjendje kritike në spital, transmeton Telegrafi.

    Fëmijët e vdekur janë tre vajza të moshës një e vjet gjysmë, dy dhe tre vjeçare, dhe dy djem, Luca tetëvjeçar dhe Timo gjashtë.

    Djali i madh, Marceli (11) është gjallë dhe i sigurt gjersa për të po kujdesen të afërmit. Mediat lokale raportojnë se ai shkoi në stacionin e trenit me nënën e tij, ku ajo u hodh poshtë trenit.

    Policia tha se gjyshja i thirri ata në orën 14:00, të cilët u drejtuan për në një apartament në Solingen.

    Vetë punonjësit e urgjencës ishin të traumatizuar dhe të tronditur nga pamja në apartament. Ata u përpoqën të ringjallnin fëmijët, por ishte tepër vonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!