×
  • Sport
  • Sport

    Golashënuesi i Moldavisë ndaj Kosovës rezulton pozitiv me COVID-19

    Reporteri
    04 Shtator 2020 | 15:10

    Golashënuesi i Moldavisë në takimin ndaj Kosovës, Ion Nicolaescu, ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit të bërë pas ndeshjes.


    Lajmi është konfirmuar nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë në pritje të vendimit nga UEFA.

    Kosova e nisi të enjten mbrëma kampanjën kualifikuese të edicionit të dytë në Ligën e Kombeve.

    Dardanët barazuan me rezultat 1-1 në udhëtim te Moldavia në ndeshjen e zhvilluar në Ennio Tardini në Parma të Italisë.

    Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ion Nicolaescu për moldavët, ndërsa për Kosovën shënoi Benjamin Kololli.

    Megjithatë, Telegrafi ka mësuar se shënuesi i Moldavisë, Nicolaescu ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në testin e bërë pas ndeshjes.

    Lajmi është konfirmuar nga i pari i FFK-së, Agim Ademi, i cili në një prononcim për Telegrafin ka zbuluar se janë në kontakt me UEFA-n dhe janë në pritje të vendimit për epilogun e takimit.

    “Po sapo na erdhi informacioni nga UEFA se sulmuesi i Moldavisë i cili ka shënuar gol ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testin e bërë pas ndeshjes”, ka thënë fillimisht Ademi.

    “Vlen të ceket se ai para ndeshjes e ka pasur testin negativ dhe atë dëshmi e ka lojtari dhe UEFA”.

    “Tani jemi në kontakt me UEFA-n dhe vendimi i epilogut të ndeshjes i takon atyre”.

    “Jemi duke jetuar në një gjendje të jashtëzakonshme dhe nuk kemi informata të shumta rreth kësaj çështje”.

    “Ne do ta pranojmë dhe respektojmë çdo vendim të UEFA”, përfundoi i pari i FFK-së.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!