Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kukës ditën e djeshme ku një 19-vjeçar është mbytur në një rezervuar në fshatin Shishtavec.
Trupi i viktimës S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Borje është arritur të nxirret ditën e sotme, vetëm pas ndërhyrjes së polumbarëve të RENEA-s në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.09.2020, polumbarët e Reneas, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Borje.
Shtetasi S. B. është mbytur ditën e djeshme gjatë kohës që ka qenë duke u larë në një rezervuar në fshatin Shishtavec.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.