×
  • Lajme
  • Botë

    Historianja serbe: Beogradi ka tendenca për t’i dhënë fund ekzistencës së popullit malazez

    Reporteri
    04 Shtator 2020 | 16:08

    Latinka Perovic një historiane dhe politikane e njohur serbe e quajtur edhe si “Nëna e një Serbie tjetër”, ish-kryetare e “Forumit të Gruas Anti-Fashiste të Serbisë” e më vonë edhe Sekretare e Komiteti Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë ka thënë për Radio Sarajevën se rezultati zgjedhor në Mal të Zi mund të çojë drejt destabilizimit të rajonit.


    E pyetur se si i sheh rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Mal të Zi dhe gjithçka që ndodhu më pas duke përfshirë edhe trazirat, Perovic ka thënë se nuk është e befasuar me atë që po ndodh në Mal të Zi, pasi që ka qenë duke ndodhur për një kohë të gjatë që nga shfaqja e Slobodan Milosheviqit dhe programit të tij nga eksporti i revolucionit anti-burokratik në Malin e Zi, nga federatë Serbo-Malazeze, nga lufta e lëvizjes sovraniste të Malit të Zi për emancipim, tek referendumi për shkëputje të Malit të Zi nga Serbia.

    “Mendoj se është një konflikt i dy tendencave të vazhdueshme. Një pretendim nga Beogradi për të përfunduar ekzistencën e popullit malazez, për të penguar të arriturat e fundit. Kjo është një gjë e vjetër për mendimin tim një humbës në planin afatgjatë. Por mund të shkaktojë një ngecje në Mal të Zi dhe mund të shkaktojë probleme mjaft serioze në rajon. Sepse Mali i Zi ka lidhje të shkëlqyeshme me të gjitha shtetet e rajonit. Tani nëse këto të gjitha duhet të ndryshojnë varësisht nga qeveria e tanishme, mendoj se janë pritje të rrezikshme por shpresoj që nuk do të jetë e mundur”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!