Mediumi serb ‘Blic’ pretendon se ka zbuluar disa nga pikat e marrëveshjeve për bashkëpunim ekonomik mes Kosovës e Serbisë të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e Presidentit Trump, mes Kryeministrit kosovar Avdullah Hoti dhe Presidentit serb Aleksandar Vucici.
Siç raporton “Blic”, sipas kësaj marrëveshje, Prishtina do të bashkohet me iniciativën e ‘Mini Schengen’it Ballkanik’, përcjell në shqip Reporteri.net.
Po ashtu, ky medium raporton se marrëveshja parasheh edhe ndërtimin e rrjeteve të rrugëve dhe hekurudhave të reja që do të lidhin më mirë rajonin, e që kalojnë në Kosovë e Serbi.
Nga kjo marrëveshje, sipas ‘Blic’ do të fillojë pa vonesë punën dhe zyra e Fondit Amerikan të Zhvillimit e cila do të hapë zyrën e sajt në Beograd. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.