Mazhoranca është e gatshme për çdo datë nga 15 prilli deri në 15 maj për zhvillimin e zgjedhjeve, me përjashtim të një dite.
Kreu i qeverisë, Edi Rama zhvilloi një takim të shkurtër me Presidentin Ilir Meta në presidencë ku i ka komunikuar propozimin e PS. Në fund të takimit Rama nuk u prononcua për mediat.
News 24 raporton se burime brenda takimit bëjnë me dije se kryeministri Rama është shprehur i hapur për çdo datë, por ka kërkuar të shmanget data 2 maj. Kjo për arsye se në këtë datë janë Pashkët Ortodokse.
Ndërkaq presidenti Meta ka vijuar sot takimet prej orës 9:30 me përfaqësues të partive politike. Ata kanë deklaruar se data 18 prill është e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve.
Në orën 12:00 në presidencë pritet të mbërrijë kreu i opozitës, Lulzim Basha për t’i shprehur presidentit alternativën e PD për datën e zgjedhjeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.