Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të negociuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta ka thënë se ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve, në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon, shkruan Reporteri.net.
Marrëveshja me karakter ekonomik, u nënshkrua nën prezencën e Presidentit amerikan Donald Trump.
Postimi i plotë i Metës:
E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të negociuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Trump!
Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë! /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.