×
  • Lajme
  • Botë

    Gjukanoviç: Marrëveshja e Washingtonit, hap drejt stabilizimit të rajonit

    Reporteri
    04 Shtator 2020 | 22:24

    Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç e ka cilësuar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhe, si një hap drejt stabilizimit të rajonit.


    Në llogarinë e tij në Twitter, Gjukanoviç ka thënë që “Mali i Zi e përshëndet konfirmimin e orientimit të Serbisë dhe Kosovës, që përmes marrëveshjes së nënshkruar sot për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në Uashington, po shkojnë drejt zgjidhjes së qëndrueshme në kuadër të dialogut që e udhëheqë BE-ja”.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump nënshkruan marrëveshje për normalizim ekonomik.

    Kjo marrëveshje, sipas kryeministrit Hoti, është një hap i madh drejt njohjes reciproke. Ndërkaq, presidenti Trump, tha se kjo është “ditë e rëndësishme dhe historike”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!