Kandidati demokrat për garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka quajtur mashtrues presidentin Donald Trump.
Në fjalimin e tij gjatë fushatës në Wilmington, Bideni ka thënë se presidenti thotë gjëra të cilat nuk janë të vërteta.
Këtë qëndrim Bideni e ka mbështetur te mungesa e përgjigjes së presidentit në lidhje me raportimin e inteligjencës amerikane se ushtria ruse u ofroi talebanëve pagesa të majme për vrasjen e ushtarëve amerikanë në Afganistan.
Ndërkaq ka pyetur se përse presidenti i SHBA-së ka frikë nga Vladimir Putini.
Gjatë së premtes është publikuar edhe një tjetër raport, në të cilin thuhej se presidenti amerikan i ka quajtur dështakë dhe humbës të gjithë ushtarët amerikanë që janë të varrosur në Evropë. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mohuar raportimet.
Sipas raportimit të “The Atlantic”, një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes ka konfirmuar komentet e Trumpit të dhëna më 2018-n. Sipas tij, Trumpi kishte bërë këto deklarime teksa kishte refuzuar të vizitonte varrezat jashtë Parisit pas një takimi presidencial që kishte pasur më 10 nëntor të 2018-s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.