Kandidatja për zëvendëspresidente e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, ka thënë se s’i beson presidentit Donald Trump sa i përket vaksinës potenciale kundër koronavirusit.
Në një bisedë për CNN të shtunën, Harris ka thënë se Trumpi ka një histori të deklarimeve kundër ekspertëve për pandeminë e koronavirusit dhe është shprehur e shqetësuar se kjo mund të ndodhë edhe për rastin e vaksinës.
“Nuk do t’i besoja Donald Trumpit”, ka thënë ajo, duke shtuar se do të bindej për efikasitetin e një vaksine vetëm nëse dikush kredibil do t’i garantonte. “Nuk do t’i besoja fjalës së tij”.
Të paktën 6.2 milionë njerëz janë infektuar në SHBA deri tash. Më shumë se 188 mijë kanë vdekur.
Ditë më parë, Trumpi u shpreh se një vaksinë mund të jetë gati para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.