Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares se Kosovës i ka dhënë zemër Kombëtares dhe shokëve të tij para ndeshjes me Greqinë.
Ai në një status në facebook ka thënë se “Kosova nuk harron nëpër çka ka kaluar gjatë këtyre viteve”.
“Nuk harrojmë kush kemi qenë dhe nëpër çka kemi kaluar. Jemi rritur dhe jemi të lidhur fortë për të arritur suksese për vendin tonë . #FH2”, ka shkruar Hadërgjonaj.
Kosova nesër përballet me Greqinë në ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve, pasi që barazoi me Moldavinë në Ennio Tardini në Parma të Italisë me rezultat 1-1.
Në këtë ndeshje, Kosovës do t’i mungojnë shtatë lojtarë të formacionit të parë që janë shfaqur në ndeshjet e kaluara.
https://www.facebook.com/florenthadergjonaj33/posts/3318967564861329
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.