Ronald Koeman ditë më parë është zyrtarizuar si trajner i ri i Barcelonës.
Tekniku holandez ka marrë besimin e klubit për ta rikthyer Barçën në majat e futbollit evropian.
Koeman menjëherë i ka bërë me dije disa futbollistëve që nuk llogarit në shërbimet e tyre.
Luis Suarez dhe Arturo Vidal janë dy nga lojtarët e parë që janë nxjerrë në shitje nga Koeman.
Holandezi nuk llogarit në shërbimet e dy lojtarëve veteran dhe ai tanimë i ka përjashtuar edhe nga stërvitja, transmeton Telegrafi.
Mediat spanjolle kanë raportuar se gjatë ditës së djeshme, Koeman i ka urdhëruar dyshen që të largohen nga stërvitja në grup.
Vidal dhe Suarez kanë pranuar urdhrin e trajnerit dhe janë stërvitur të veçuar vetëm ata të dy.
Edhe njëherë Koeman tregoi se është një trajner i hekurt që në momentin që merr vendime më nuk kthehet mbrapa.
Suarez dhe Vidal janë në pritje të transferimeve, ku uruguaiani është shumë afër t’i bashkohet Juventusit ndërsa Vidal tek skuadra tjetër italiane Inter.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.