×
  • Lajme
  • Botë

    Mbesa e Bin Ladenit paralajmëron tjetër 11 Shtator nëse Trump nuk rizgjidhet president

    Reporteri
    06 Shtator 2020 | 10:14

    Mbesa e Osama bin Ladenit, Noor bin Ladin, pretendon se Donald Trump është i vetmi president që mund të parandalojë një sulm tjetër terrorist, të ngjashëm me sulmin e 11 shtatorit të vitit 2001 ndaj Shteteve të Bashkuara.


    Gruaja 33-vjeçare paralajmëroi se nëse Joe Biden bëhet president i ShBA-së, vendi mund të përballet me një sulm tjetër pasi pretendoi se majtistët amerikanë janë rreshtuar radikalët, shkruan Daily Mail, transmeton Express.

    Ajo beson se Trumpi duhet të rizgjidhet dhe e goditi anëtaren e Dhomës së Përfaqësuesve me prejardhje somaleze, Ilhan Omar, për të cilën tha se i urren Shtetet e Bashkuara.

    Në intervistën e parë për gazetën New York Post, mbesa e Bin Ladenit tha se është përkrahëse e vjetër e presidentit Donald Trump, duke shtuar se në shtëpinë e saj në Zvicër e mban kapelën me mbishkrimin “Make America Great Again”, që ishte parullë e fushatës së Trumpit në zgjedhjet e fundit presidenciale.

    Ajo e fajësoi administratën e ish-presidentit Barack Obama, gjatë së cilës nënpresident ishte Joe Biden, për lejimin e ISIS-it që të bëhet më i fuqishëm dhe tha se Trumpi është i vetmi person që do ta parandalonte përsëritjen e një gjëje të tillë.

    Bin Ladin është lindur në Zvicër dhe jeton në këtë shtet, por pretendon se ajo është amerikane me zemër, duke thënë se kur ishte e vogël, e mbante një flamur amerikan në dhomën e gjumit dhe i ka vizituar shumë herë Shtetet e Bashkuara që nga mosha 3-vjeçare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!