Ministri i Gjermanisë për Evropë, Michael Roth, e ka quajtur turpëruese mënyrën se si është trajtuar Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nga Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump, duke aluduar për mënyrën se si Trump e ka ulur në një karrige përballë vetes.
Roth ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter një postim ku shihet Vuçiq i ulur përballë Trump, sipër së cilit ka shkruar “e turpshme”.
Në postimin e shpërndarë nga Ruth thuhet se një gjë e tillë nuk do të ndodhte në Bruksel ndaj asnjë lideri të Ballkanit.
“Poshtërim pa aspak shfaqje të respektit. Kjo nuk do të ndodhte në Bruksel ndaj asnjë lideri të Ballkanit. Që është një gjë shumë e mirë.Tash t’i kthehemi diplomacisë serioze (që nuk ka të bëjë me zgjedhjet kombëtare.)”, thuhet në postimin që i ka bërë retwett Ruth.
Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar të premten, marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Shameful! https://t.co/MrNQg4cS5N
— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦 (@MiRo_SPD) September 6, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.