×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia njofton se do të nisin shumë shpejt vaksinimin e popullsisë kundër Covid-19

    Reporteri
    06 Shtator 2020 | 19:18

    Vaksinimi në masë i popullsisë kundër koronavirusit me vaksinën ruse “Sputnik V” do të nisë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.


    Aleksandër Gintsburg, drejtues i institutit Gamaleja në Moskë që zhvilloi këtë vaksinë, thotë për mediat vendase se kjo vaksinë është 100% efektive. Sipas Gintsburgut, vaksina mbron të vaksinuarit nga të gjitha sasitë e dozave të virusit me të cilat ata mund të jenë përballur.

    Kreu i institutit Gamaleja thotë se vaksina është në fazat përfundimtare të testeve, gjatë të cilave synohet të vërtetohet se vaksina nuk jep efekte anësore të rrezikshme. Sipas tij, Sputnik-V e ka vërtetuar këtë.

    Të shtunën, revista prestigjioze shkencore Lanset publikoi një raport ku flitej për rezultatet pozitive të kësaj vaksine. Kjo trumpetohet edhe nga kreu i institutit Gamaleja.

    Megjithatë, në shkrimin e kësaj reviste citohen vetëm rezultatet e publikuara nga Ministria ruse e Shëndetësisë, që për OBSH-në janë prova të pamjaftueshme për t’i dhënë zyrtarisht Rusisë trofeun e vaksinës së parë kundër COVID-19 në botë.

    OBSH, por edhe qeveri e ekspertë të ndryshëm në Perëndim, hedhin dyshime për efektshmërinë e vaksinës, pasi thonë se Sputnik –V nuk i ka përfunduar ende të gjitha provat klinike dhe autoritetet ruse janë nxituar në regjistrimin e kësaj vaksine.

    Injektimet e para të vaksinës do të nisin në Tetor me kategoritë më të rrezikuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!