×
  • Sport
  • Sport

    Vazhdon forma jo e mirë e Kosovës: Pas 45 minutave, Dardanët po mposhten nga Greqia në Fadil Vokrri

    Reporteri
    06 Shtator 2020 | 21:39

    Kosova po humbet 0-1 nga Greqia kur është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në stadiumin Fadil Vokrri, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet në Ligën e Kombeve.


    Mysafirët kaluan në epërsi pa kaluar as tre minuta lojë kur Limnios shënoi lehtësisht në portën e Dardanëve, shkruan Reporteri.net

    Me të shënuar golin, Kosova filloi ta merrte lojën në dorë, madje duke rrezikuar seriozisht portën e grekëve me anë të Arbër Zenelit i cili humbi një rast të shkëlqyer që t’i barazonte shifrat.

    Besart Halimi kishte mundësi që t’i barazonte shifrat në minutën e 45-të, por gjuajti jashtë portës.

    Duhet cekur se grekët po dalin në kundërsulm lehtësisht, fakt ky shqetësues për Kombëtaren tonë.

    Megjithatë, Challandes ka në bankë këmbëshpejtin Bernard Berisha, të cilin mund ta inkuadrojë në pjesë të dytë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!