Një shtetas shqiptar vuri në alarm policinë dhe shërbimin zjarrfikës të Selanikut pasditen e kësaj të diele pasi ishte ngjitur në çatinë e një godine 12 katëshe dhe kërcënonte se do të hidhej.Siç raportojnë mediat greke, ai i tha policisë se nuk kishte dokumenta qëndrimi në shtetin fqinj.
Pa para ai nuk mund të siguronte as strehim dhe jetonte në një kasolle.Ai gjithashtu tha se djali i tij po kryen shërbimin e tij ushtarak në Evros. Policia rrethoi zonën ndërsa në lëvizje u vunë negociatorët për ta bindur që të zbresë.
Pas disa orë negociata ai u bind të tërhiqej mbrapsht. Diku pas orës 18:00, ai u ngrit nga çatia ku ishte ulur dhe u mor në dorëzim nga policia të cilët e zbritën poshtë. Fillimisht u dërgua në stacionin policor për tu transferuar më pas në një spital psikiatrik për mjekim.Siç raportojnë mediat greke, kërkesa e vetme e tij ishte pajisja me dokumenta qëndrimi nga shteti grek.
https://www.youtube.com/watch?v=9YJ0xn1eqyk
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.