Ka vdekur Dragolub Ojdaniq, i cili kishte pranuar publikisht krimet e kryera në Kosovë.
Gjenerali serb i cili ishte dënuar nga Tribunali i Hagës për krime të luftës në Kosovë, vdiq në Spitalin Ushtarak në Beograd.
Ojdaniq kishte qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Serbe përgjatë luftës në Kosovë.
Madje ai njihej si një nga zyrtarët kryesorë serb që organizoi ekzekutivet masive të civilëve shqiptarë në Kosovë dhe dëbimin e rreth një milion qytetarëve të Kosovës.
Ai ishte emëruar ministër i Mbrojtjes i të ashtuquajturës Republika Federale e Jugosllavisë, kurse në vitin 2002 ishte transferuar në Hagë.
Në vitin 2019 u dënua me 15 vjet burg për krime të luftës në Kosovë.
Ai kishte pranuar krimet e kryera në Kosovë, për dallim nga shumë serb të tjerë.
“Pranoj plotësisht të gjitha gjetjet që janë bërë në gjykimin [kundër meje]. Çdo gjë që mbetet për mua është të kryej dënimin tim”, shkroi Ojdaniq në një letër që i dërgoi Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi (ICTY) më 25 janar 2013.
Sipas aktgjykimit, Ojdaniq e dinte për fushatën e terrorit, dhunës, dhe dëbimeve me dhunë që u bënë nga VJ [Armata Jugosllave] dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës, por nuk mori masat efektive që kishte në dispozicion”.
“Ai u lirua nga burgu më 2013. Ojdaniq u akuzua në vitin 1999 bashkë me ish-presidentin serb Milan Millutinoviq, ish-zëvendëskryeministrin jugosllav, Nikolla Shainoviq, ish-komandantin e Ushtrisë Jugosllave, Nebojsha Pavkoviq, ish-shefin e shtabit të trupave të Prishtinës, Vlladimir Llazareviq, dhe ish-shefin e Ministrisë së Brendshme të Serbisë për Kosovën, Sreten Lukiq. Ojdaniq u lind më 1941 afër Uzhicës. Përfundoi Akademinë Ushtarake më 1964. Shërbeu në Sarajevë, Gjakovë, Prizren, Prishtinë, Uzhicë dhe Beograd”