Kosova u mposht nga Greqia me rezultatin e ngushtë 1-2.
Bernard Berisha pas golit të realizuar reagoi ashpër, duke bërë veprimin me duar që nënkupton “mbyllje të gojës”.
Ai bëri këtë gjest duke iu drejtuar trajnerit, mirëpo s’e kemi të qartë nëse e kishte me të.
E ndaj këtij gjesti, ka reaguar edhe ky i fundit.
“Për mua Bernard Berisha ka bërë një punë të mirë si zëvendësues dhe unë gjithashtu pres nga zëvendesuesit të bëjnë diçka. Ju e patë ishte një mesazh për mua, unë menjëherë kam folur me Bernardin. Une nuk pranoj këtë mënyrë të festimit, unë i thash ti më tregove që je këtu, por ne nuk kemi nevojë për festime si ai. Unë jam trajneri dhe nuk mund ta pranoje këtë lloj festimi. I thash është hera e parë dhe tash e di une…”, tha Challandes për Super Sport Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.