×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Kushtetuta e Kaçanikut, gurthemel i shtetësisë

    Reporteri
    07 Shtator 2020 | 10:11

    Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka përkujtuar 30-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut.


    Sipas Kurtit, edhe pse është lënë në harresë nga pushtetet e deritanishme, duhet të kujtohen me krenari e respekt delegatët nënshkrues.

    “Kushtetuta e Republikës së Kosovës ishte rrjedhimi i logjikshëm politik i 111 delegatëve votues dhe 114 delegatëve nënshkrues të Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990, të cilët nën kërcënimin e tytave të armëve të policisë serbe, njëzëri dhe të bashkuar nënshkruan aktin e parë legal e legjitim të vetëvendosjes politike të kombit shqiptar në ish-Jugosllavi. Sot, edhe pse të lënë në harresë nga pushtetet e deritanishme, me krenari e respekt kujtomë delegatët nënshkrues, të gjallë dhe ata në përjetësi”, shkruan Kurti në një postim në “Facebook”.

    Ai ka vlerësuar këtë Kushtetutë si gurthemel të shtetësisë së Kosovës dhe triumf i legjitimitetit popullor të vullnetit të lirë qytetar mbi legalitetin shtypës të Serbisë.

    “Ky vullnet i lirë i dhe i ligjshëm u rilegjitimua me referendumin për Republikën e Kosovës si shtet sovran e i pavarur më 30 shtator 1991 dhe u kurorëzua me luftën çlirimtare të popullit shqiptar të organizuar e udhëhequr nga UÇK-ja për çlirimin e Republikës së Kosovës nga okupimi e sundimi serb më 12 qershor 1999”, shkruan Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!