×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: 7 shtatori i vitit 1990 bëri kthesë në rrugën për liri

    Reporteri
    07 Shtator 2020 | 11:00

    Edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përkujtoi kushtetutën e Kaçanikut.Veseli tha se kjo ngjarje ka bërë kthesë në rrugën për liri e pavarësi.


    Ai tha se ka nderim për kontribuuesit e ndërtimit të shtetit të Kosovës.

    “Kaçaniku është i lidhur ngushtë me shumë ngjarje të shënuara në histori.

    7 Shtatori i vitit 1990, është ndër ngjarjet që kanë bërë kthesë në rrugën tonë të lirisë, luftës për çlirim deri në pavarësi.
    Vepra e gjeneratave të tëra, me kontributin e tyre, sot, është jetësuar në shtetin e lirë e demokratik.Nderim për të gjithë kontribuuesit e ndërtimit të shtetit të Kosovës!”, ka shkruar Veseli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!