×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti shqiptar e “dogji” për fejesë, i dhuron partneres unazën 20 mijë euro

    Reporteri
    07 Shtator 2020 | 17:06

    Është fejuar një ditë më parë futbollisti i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi.


    Ai ka organizuar një ceremoni ku kishte të ftuar njerëz të afërm të çiftit, si dhe shokët e skuadrës kuqezi Hysaj, Balaj dhe Cikalleshi.

    Anësori Roshi duket se nuk është kursyer aspak në dhuratat që i ka bërë të dashurës së saj.

    Ai ka dhuruar partneres së tij, Silvi, një unazë të çmuar prej 20 mijë eurosh dhe një orë me vlerë 30 mijë euro.

    E pavarësisht gëzimit të tij, futbollisti i kombëtares dhe të ftuarit e tjerë kanë neglizhuar vendimet e qeverisë për të ndaluar organizimin apo tubimet në publik duke përfshirë dhe dasmat apo dhe gëzimet e tjera familjare për shkak të situatës serioze në vend që ka shkaktuar koronavirusi, shkruan “PanoramaSport”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!