Ka nisur këtë të hënë sesioni i ri parlamentar, ndërsa fjalën e parë e mbajti kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi.
Ruçi foli gjatë duke deklaruar se këtë sesion të ri parlamentar, Gjykata Kushtetuese do të bëhet funksionale. Sipas kryeparlamentarit, ndryshimet kushtetuese të votuara në fund të sesionit të kaluar, nuk ishin një hile e shumicës.
“Kuvendi i Shqipërisë i hapi rrugë edhe opozitës jashtë–parlamentare të marrë pjesë në disa çështje me rëndësi, gjithmonë duke pasur parasysh interesat e shqiptarëve. Edhe marrëveshja e 5 qershorit garantoi gjithë-përfshirje.
Ndryshimet Kushtetuese për sistemin zgjedhor, ishin jetësim i forcës së parlamentarizmit dhe i vullnetit të shumicës të shqiptarëve. Kuvendi iu hapi rrugës këtyre ndryshimeve, të bindur se gara është më demokratike. Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet funksionale, duke nisur nga janari i 2021. Këtë sesion Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet funksionale”, tha Ruçi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.