×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hasani: Marrëveshja e Uashingtonit e bën të pamundur çështjen e shkëmbimeve territoriale

    Reporteri
    07 Shtator 2020 | 21:08

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani ka folur rreth marrëveshjeve të arritura në Shtëpinë e Bardhë.


    “Jam shumë i sigurt që kjo marrëveshje paraqet hapin më të qëlluar gjeostrategjik që kanë bërë lidershipi i Kosovës dhe institucionet e vendit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ky është një hap me rëndësi kolosale gjeostrategjike dhe atë për disa arsye”, tha Hasani në  T7, shkruan Express.

    “E para, së paku për një kohë të pacaktuar thuajse ka bërë të pamundur çështjen e shkëmbimeve territoriale”, shpjegoi Hasani.

    “Arsyeja e dytë që i jep një peshë të veçantë gjeostrategjike është se ka krijuar një ekvidistansë të njëjtë të Kosovës dhe Serbisë kundrejt SHBA’së dhe strukturat e sigurisë euro-atlantike”, tha ai.

    ‘E treta arsye është se Kinës dhe Rusisë dukshëm ia ka ngushtu hapësirën për manovrim. Instrumenti kryesor i Kinës që e ka projektu në projektin imperial’, theksoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!